What is Vanito

 

Ideja

Ideja e kësaj faqeje është ngritja e vetëdijes qytetare për zhvillimin arsimor, si një ndër të vetmet mënyra për të ecur para, për të thyer tabu dhe tradita diskriminuese.

N. Mandela: Education is the most powerful weapon which you can use to change the world”.

Cdo te thotë “Vanito”

Vanito ne gjuhën indonesiane do te thote GRUA. Por kjo s’është arsyeja e vetme pse kjo faqe quhet kështu. Ne fakt Vanito është një grua shqipëtare rreth te 60-tave, qe përfaqeson dhe shume gra të tjera shqiptare, të rritura ne fshat. Asaj dhe shumë te tjerave iu mohua e drejta e shkollimit, sepse në atë kohë për shkak te varfërisë  prioritete te tjera ishin martesa apo shkollimi i djemve të familjes. Ne kohën e komunizmit Vanito dhe qindra gra të tjera u shfaqen në shoqëri dhe në media si gra  “te emancipuara”. “Të emancipuara” në thonjëza, sepse si Vanito ashtu dhe shumë gra të tjera punonin më shumë se 12 orë ne fabrika, ku në pamje të pare dukeshin të barabarta me burrat. Kur ktheheshin ne shtëpi e tyre të rraksapitura dhe të pangopura puna vashdonte dhe për gjashtë orë te tjera, shpesh pa pasur ndihmën e askujt. Gjithsesi kjo grua dhe shumë gra tv tjera, dhe pse në keto kushte, dhe pse duke mos e ditur se c’eshte feminizmi apo e drejta e gruas si qënie i barabartë me burrin, luftuan qe fëmijet e tyre te kishin një të ardhme më të mire. Dikush ia arriti me pak dhe dikush më shume, sepse pengesat gjate kësaj rruge kanë qene shumë të mëdhaja. Eshtë për t’u admiruar sesi nënat tona luftuan për edukimin dhe pavarsinë tonë sot. Vanito dhe mijera gra te tjera janë njerezit, te cilat jane shembull ne jetën tonë të përditshme, te cilat jane feministet e para që njohim dhe qe na motivojne më shumë për të luftuar barazinë gjinore.

Vullnetar

  • Secili nga ju, që dëshiron të kontriboje në dhënien e informacioneve të ndryshme mbi arsimin, për trajnime ose bursa, të cilat mundvsohen nga organizata tv ndryshme, jeni të mirëpritur të na dërgoni informacionet tuaja me mesazh.
  • Gjithashtu të mirepritura janë dhe shkrimet dhe mendimet mbi diskriminimin ne bazë të prirjeve seksuale, politike, fetare apo rrethinave ne Shqiperi dhe jashtë saj.
  • Për shkak se faqja është e re, na duhen vullnetare për përkthime tekstesh nga anglisht në shqip.
 
1610994_10153686119398908_8472926283177670819_n
FacebookGoogle+TwitterShare