UTOPI

Ta kishim bere nje femi bashke,
Si ne, nga brenda, edhe nga jashte
Ta kishim bere bashke nje femi,
Me t´keq se une, me t´mire se ti.
Ta kishim nisur qe me nate ;
Me hene te bukur ta kishim zene ;
Puthje t´i jepnim per te ngrene.
I mbrujtur t´ish me dashuri!!
T´marramendej bota n´jug, n´veri !
Femi t´vertete!
Si ti naiv, te keq si une,
Monster qe te le tere pa pune!
Ta kishim bere nje femi te gjalle,
Botes pa kohe t´i thoshte„Ndal!
Bej dashuri moj! Mos bej fjale!“
Ta kishim bere pa Zot, pa kryq!
Sfide do kish qene per perendite,
Patente kam vete per mrekullite…
Ta kishim bere, ashtu, te tere!
Ta rrisnim ne nje keshtjelle me rere !
Si une i eger t´ish e i tharte,
Si ti, i bukur , kryelarte,
dhe i perhumbur n´tjeter bote
pa leke, xhami, pa kryq, pa Zot!
Po une mendohem dhe ti mendon.
Akull e ftohte them
« A ke kondom ? »
Ta kishim bere plot me gabime,
Nga rraca jote, nga rraca ime,
Mbrujtur me endrra pa kushtezime.
Ta kishim bere, dhe le te behej
Edhe bankier, llogaritar a kamarier.
Ta kishim bere te paqte, te bute,
As per te mite, as per te tute.
Ta kishim bere vec nje femi
Mos kish as emer dhe as gjini,
As ngjyre mos kish, as kombesi.
Bota, ta therriste
“NJERI”
nga Arlinda Brühl