Albanian students in Germany

image.jpg fgf 123 imageStudentët shqiptarë në Gjermani u organizuan në Frankfurt, duke dhuruar dhe shitur veshjet e tyre, për të ndihmuar një numër të zgjedhur të familjeve. Ky ishte aktiviteti i dyte për të mbledhur para për tu ardhur ne ndihme nje grup familjesh, qe jetojnë ne kantejnere të improvizuar ne lagjen “Fusha e Pajtimit”. Më parë grupi i studenteve shiti ne hapesirat e universitet ushqim tradicional shqiptar.
Mbasi u mblodhën të ardhurat e dy aktiviteteve, rreth 1700 Euro, ata vizituan grupin e familjeve ne Prishtine, ku panë për së afërmi kushtet e vështira të jetesës për këto familje.
Me shumën e mbledhur, u ndihmuan rreth 14- familje, te cilat për momentin jetojnë aty. Dëshira e të rinjve është që të ketë një vetëdijesim më të madh shoqëror për problematikën e këtyre familjeve dhe një ndihmë thelbësore nga shteti apo Komuna për sigurimin e një vendbanimi normal.