30 years and single? You have a Problem!

Unbenannt

Para dy javesh isha ne Shqiperi per pese dite. Mora leje nga puna qe te kaloja pak kohe me familjen time. Kur jeton dhe punon ne Gjermani harron shpesh se ne vende te ndryshme ka problem te ndryshme dhe je me shume e fokusuar ne problemet ditore si puna, qeraja, viza, familja ne Shqiperi si dhe te tjera. Por qe diten e pare qe arrij ne Shqiperi, me shtohet nje hall tjeter. Nje e njohur qe takoj tek parku, disa ore mbasi kisha arritur ne memedhe,  me thote:

-He ndonje gje te re? Dhe une bej sikur se kuptoj dhe i them:

-Hic, ja pune shtepi, shume mire jam, erdha te takoj pak mamin.

Ajo qe nuk kenaqet me pergjigjen, vashdon e pyet: – Jo jo ndonje gje te re? Ndonje shok?

-Po, po – i them une – shok kemi.

-Offf!  Po pse moj goc kshu ti, po vajte 30-vjec. Hajde rregullohu tani, martohu, se nuk shtyhet jeta keshtu. Shikoji shoqet e tuaja, jane rregulluar me femije.

“Eh c’me gjeti” them me vete dhe pese dite pushime ketu me duken si pese muaj. Ne vend qe te gezohem, mezor pres te mbarojne ato dite. Mbasdite vone takoj nje shoqe ne moshen time, me biznez te vetin, por dhe ajo si une e pamartuar. Bisedojme, me tregon per jeten e saj, per punen si dhe per mundesite e rralla per te takuar dike ne “kete moshe”. Qeshim te dyja dhe fillojme e numerojme kush e kush nga shoqeria jone eshte martuar e kush jo, kush ka nje ose dy femije.  Si me shaka e siper i them: “- Ah moj A…, me vjen keq qe jeton 30- vjece e pamartuar ne Shqiperi.” Mbas kesaj fjalie behem pishman. Harroj qe nese per mua kjo teme eshte e veshtire pese dite ne vit, po per te si eshte? Ne fakt dua vetem ti them, qe mos merzitet, se ajo (apo dhe une) nuk jemi te “mbetura” apo ndryshe nga te tjerat, se e admiroj per forcen e saj qe ka hapur nje biznez te vetin, qe eshte e pavaruar dhe qe nuk pranon te martohet me djalin e pare qe i del perpara, si dhe per forcen e saj te jetoj vetem ne nje qytet akoma konservativ si EL.

Pese ditet kalojne dhe vjen dita e fundit per te ikur. Serish tek parku, ku kam shtepine, takoj hallen dhe shoqen e saj, e cila duke u pershendetur me thote: „ – Heres tjeter kur te vish, hajde ne cift, mos te shoh me vetem. Hajde me se je 30-vjece, ca pret me? Nuk te do me njeri me pas, kur te duash dhe te te mbushet mendja ty.“

Hypi ne avjon, duke menduar per komentin e shoqes se halles. Me dhimbsen shoqet e mija te pamartuara ne Shqiperi si dhe ime eme, qe pervec halleve te tjera qe ka, mban dhe hallin e madh se kur do martohem une.

Ne fakt ky nuk eshte  problemi i shoqeve te mija. Ky nuk eshte problemi im. Ne fakt ky eshte problemi i shoqerise, e cila ka mbetur e lidhur akoma tek fjalia se “Burri eshte cadra e gruas”. Per ta ne jemi shume moderne. Ne pranojme sexin para marteses. Ne duam qe grate te jene te pavarura. Ne e dime qe deri ne moshen 40-vjece mund te kemi femije. Ne duam qe secili te jetoje dashurine e vet, jo vetem ne ciftet burre=grua por dhe ne ciftet burre=burre si dhe grua =grua.

Por kaq moderne sa ce jap veten dhe une ndonjeher nuk jam. Perkundrazi! Disa nete para se te mbushja 30 -vjec, ne nje dhome hoteli ne Itali, fillova te analizoje se c’kam arritur deri me sot. Nje si ankth me kapi dhe me zuri frika se mos me “iku mosha”.

Ne te vertet nje grua quhet e arrire dhe e lumtur vetem dhe ne rast se eshte e martuar.  Dhe ajo shprehja e vuajtur e grave te lagjes dhe te fisit kur thojne „Eh shyqyr“, te jep pershtypjen se kjo vajze/grua paska vuajtur aq shume me pare dhe tani shyqyr me ne fund do i zgjidhen te gjithe hallet.

E pyes veten se si shoqeria shqiptare kur akoma nuk pranon nje grua 30- vjecare single mund te pranoj ciftet te se njejtes gjini ose preferencat e ndryshme qe mund te kete dikush tjeter?

30-vjece dhe e pamartuar. Ne fakt askush nuk e parashikon keshtu, as une, por kjo eshte e verteta. Dhe une akoma jam e lumtur. Me pelqen puna ime. Me pelqen ajo c’kam bere gjithe keto vite. Kam arritur ate qe doja une….

Cfare me mungon mua? Nje shoqeri, qe nuk me permend ne cdo rast, se c’me mungon!