Au Pair Service

KUSH JEMI NE ?

Au Pair Albania është agjensia shqiptare e programit Au Pair në vende të zhvilluara të botës si Gjermani, Suedi, Zvicër, Norvergji, Angli dhe Amerikë. Ne u ofrojmë juve mundësinë e qëndrimit dhe punësimit në këto vende me qëllim shkëmbimin kulturor me shtetin e zgjedhur. Nëpërmjet stafit tonë që ndodhet në Shqipëri dhe Gjermani mundësohet përgjedhja e familjes pritëse si dhe këshillimi i vazhdueshëm rreth pyetjeve dhe kushteve të kontratës që do të lidhni me ta.

SI FUNKSIONON ?

Ju plotësoni një formular ku jepni informacion rreth jush dhe shtetit që doni të shkoni,kohëzgjatjen e qëndrimit, karakteristikave të familjes pritëse etj. Kohëzgjatja e programit fillon nga 6 muaj deri në një vit( në raste më të rralla dhe më shumë se 1 vit) Ne nisim kërkimin mbi bazën e kërkesës suaj dhe u kontaktojmë sërish për procedurat në vijim. Theksojmë se ky program nuk ka si qëllim në vetvete fitimin monetar, por akomodimin, ushqimin dhe zhvillimin e kursit të gjuhës pa kosto. Në familjen pritëse ju keni dhomën dhe tualetin tuaj personal.

PSE DUHET TE NA ZGJIDHNI NE ?

Përzgjedhja e familjes dhe kontaktimi me ta është një hap shumë i rëndësishëm. Duke qënë se ju do të qëndroni për një kohë të gjatë në këto familje në sajë të eksperiencës sonë të mëparshme i kushtojmë rëndësi cdo detaji të përshkrimit të familjes dhe rreth jush. Gjithashtu gjatë kontaktimit që ju do të keni me familjet kantidate do të keni këshillim të vazhdueshëm rreth pyetjeve që ju duhet t’i bëni familjes pritëse.

KUSH MUND TE APLIKOJE ?

Nëse jeni i ri nga mosha 18-27 vjec dhe dini gjuhën angleze dhe preferohet të dini nivelin A1 të gjuhës së vendit ku do të shkoni (Gjermanisht per ne Gjermani/Zvicer dhe Austri). Përgjithësisht për këtë program nga familjet preferohen vajza, por kjo nuk përjashton dhe mundësinë e djemve. E rëndësishme është që të jeni korrekte, të sjellshëm dhe miqësor me familjen.

AVANTAZHET E TE QENURIT SI AU PAIR?

Nëse dëshironi të kaloni një eksperiencë ndryshe nga e përditshmja e’ rinisë ‘ sonë shqiptare atëherë ju sygjerojmë të provoni punën si Au Pair. Përfitimet e këti programi janë të shumta:

  • Mësimi i gjuhës së huaj në vendin pritës dhe sigurimi i kursit të gjuhës nga familja pritëse( psh mësimi i gjuhës gjermane në kurset në Gjermani e paguar nga familja vendase)
  • Mësoni rreth kulturës dhe mënyrës së jetesës së vendit pritës.
  • Bëni shumë miq nga shtete të ndryshme të botës
  • Shkathtësimi në punë dhe eksperienca të tjera
  • Sigurimi i fjetjes, ushqimit, siguracionit shëndetësor dhe kursit të gjuhës nga familja pritëse

Dhënia e një kuote mujore prej 260 euro/muaj-300 euro (varion nga familja) për shpenzimet tuaja të ‘xhepit’

Mundësinë e qëndrimit në vendin përkatës dhe pas Au Pair nëse ju keni pasur raporte të mira me familjen. Ato iu ndihmojnë më pas në integrimin tuaj në shoqërinë e tyre.

DETYRAT DHE TE DREJTAT TUAJA SI AU PAIR

Familja pritëse kërkon nga ju të kujdeseni për fëmijët e tyre, por kjo nënkupton që gjatë gjithë ditës ju keni kohë për të dalë dhe shëtitur. Përgjithësisht ju i coni dhe i merrni fëmijët nga shkolla si dhe mund të kujdeseni për punë shtëpie të cilesuara si të lehta ( ngritjen e tavolinës, vendosjen e rrobave në lavatriçe) por jo pastrimin e thellë të shtëpisë. Ju do të quheni pjestare e familjes dhe do të trajtoheni si e tillë, po ashtu me disa detyra të cilat caktohen nga familja. Ju nuk duhet të punoni më shumë se 6 orë në ditë apo 30 orë në javë. Zakonisht varion 3-4 orë ne ditë. Ju e keni minimumi një ditë pushim. Në pjesën dominuese të rasteve është 2 ditë në javë (fundjava). Nëpërmjet stafit tonë ne iu ndihmojmë në gjetjen e familjeve që u ofrojnë më shumë komoditet dhe siguri gjatë qendrimit tuaj.Gjithashtu në rastet kur keni pakënaqësi nga familja, ju mund ta raportoni atë nga përfaqësueset tona në Gjermani.

Shërbimi ynë kryhet kundrejt një pagese, e cila merret e plotë vetëm në momentin kur ju e keni finalizuar kontratën me familjen.   Paraprake (50 Euro per punen dhe kerkimin e familjes) 200 Euro kesti dyte pas finalizimit te kontrates .

Nëse jeni të interesuar, jeni të ftuar të na kontaktoni me email vanito@vanito.org

ose pranë zyrave : Rruga Islam Alla,Unicon prane ADIDAS, pall 67, zyra 9, Tirane, Shqiperi