Human trafficking

      1. Human Trafficking Awareness - Mad World

Trafikimi i qenieve njerëzore konsiderohet si një formë moderne e skllavërisë, shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, lirive themelore dhe dinjitetit njerëzor dhe shpeshherë paraqet një formë të dhunës ndaj grave. Të prekurit nga trafikimi njerëzor humbasin të drejtën dhe mundësinë për të vendosur për jetën e tyre, për shkak te kushteve të këqija të punës dhe detyrimit të ushtrimit të kësaj pune me dhunë.
Trafikimi i grave është skllavëri moderne!
Për shkak te mungesës prespektive për të punuar apo arsimuar në vendlindje shumë njerëz marrin rrugën e vështirë ilegale me shpresën se do punojnë diku si kamarierë, pastruese apo dicka tjetër. Por shpesh realiteti është ndryshe. Shumë prej të ardhurve detyrohen të punojnë në bordello si prostituta. Ato vajza dhe gra që nisen me qëllimin e ushtrimit të profesionit të prostitutucionit, shfrytëzohen në mënyrë barbare dhe bëhen skllave të grupeve të ndryshme.
Sa njerëz janë të prekur nga trafiku njerezor
Për shkak të shifrave jo të deklaruara të viktimave ose punonjësve të këtij profesioni, është e vështirë që të ketë shifra të qarta mbi trafikun njerëzor. Organizata e kombeve të bashkuara (UNODC) ka klasifikuar në vitin 2012 rreth 2.4 milion njerëz si viktima të trafikut njerëzor. Tendenca tregon që ky numër është në rritje.
Sipas ILO-s të ardhurat nga trafiku njerëzor arrijnë shumën rreth 32 miliard $ në rang botëror. Sipas UNODC 80 % e viktimave të trafikut njerëzor janë detyruar të punojnë në prostitucion dhe 79% janë vajza dhe gra. Për fat te keq vetëm 1 në 100 viktima arrijnë të lirohen nga trafiku njerëzor.

 

Organizata “Stop the Traffic” se bashku me punetoret e seksit ne Hollande bejne nje spot sensibilizues kunder trafikut njerezor.

Me shume informacioni  mbi trafikimin njerezor mund te gjini ne faqen e internetit: http://www.stopthetraffik.org/uk/page/the-scale-of-human-trafficking

 

Cdo vit qindra vajza merren nga vendi i tyre dhe detyrohen te punojn si prostituta dhe si skllave seksi. Kjo eshte historia e dhjete prej tyre…….Matrioshki

Literatur ne gjuhen gjermane dhe angleze nga organizata Terre de Femmes mbi trafikun njerezor:

http://www.frauenrechte.de/online/index.php/themen-und-aktionen/frauenhandel/informationsquellen/literatur-filme#c