Vanito schoolarship

Bursa 7 ditore “Vanito“ i jepet cdo viti studentëve apo të rejave femra qe kanë mbaruar shkollën e që janë nën 27 vjec. Aplikuesja duhet të jetë prej qytete të vogla shqipëtare.

KUSHTET për aplikim janë:
• Femër e moshës 18-27 vjec
• Njohuri shumë te mira te anglishtes;
• Dëshira dhe vullnet për të punuar në një projekt për promovimin e barazisë gjinore;
• Përparësi kanë kandidatët qe nuk kanë vizituar më parë në Evropën Perëndimore ose Veriore.

Për aplikim, dërgoni një email tek adresa:vanito@vanito.org dokumentet vijuese:
• Një CV në gjuhën angleze (sipas shembullit: https://europass.cedefop.europa.eu/…/docum…/curriculum-vitae ); dhe
• Një LETER MOTIVIMI po ashtu në gjuhën angleze, e cila duhet të formulojë një IDE PER NJE PROJEKT ne LUFTEN KUNDER DHUNES NDAJ GRAVE si dhe arsyen pse personi është i duhuri për këtë bursë.

E rëndësishme është gjithashtu që aplikuesja të mos ketë qenë asnjeherë ne vendet e Evropes veriore dhe perëndimore (për ti dhënë mundesine personave qe skane pasur mundesi financiare per te udhetuar ne keto vende).
E përzgjedhura gjatë kohës që do jetë në Frankfurt te Gjermanise dhe do te punoje mbi idenë e një projekti, që do zhvillohet ne Shqipëri apo Kosovë ne luften kundër dhunes ndaj grave. *Kërkohet aplikues femer, duke qene se do rrij në shtepinë e nje gruaje.
Aplikimet mund të dërgohen deri në 15 Mars të cdo viti. Përzgjedhja bëhet në bazë të cilësise së aplikimit dhe do të përfshije edhe një interviste përmes Skype ose në një takim personal. Udhëtimi do te jete pas muajit gusht dhe mund të zgjidhet në koordinim te përbashket. Bursa mbulon shpenzimet e rrugës, fjetjes dhe të ushqimit gjatë qëndrimit ne Frankfurt.

JM12_be_the_change_you_wish_to_see_Mahatma_Gandhi